Deklarata e Politikave të Privatësisë mbi Rekrutimin:
Informacioni, i dhënë nga ju duke u regjistruar dhe aplikuar online për t’u punësuar, do të përdoret nga Kolegji Universitar “Bedër” për të vlerësuar aplikimin tuaj për punësim dhe për të mbështetur çdo marrëdhënie të mëtejshme mes jush dhe Kolegjit. Informacioni juaj nuk do të përdoret për qëllime të tjera nga ato të përmendura këtu dhe nuk do t’i përhapet personave të paautorizuar brenda ose jashtë Kolegjit Universitar “Bedër”. Kolegji Universitar “Bedër” do të ruajë informacionin tuaj deri në një vit pas përditësimit të fundit dhe mund ta përdorë atë edhe për vlerësimin e kandidaturës tuaj për pozicione të tjera punësimi brenda Kolegjit. Informacioni mund të mbahet më gjatë se një vit kur është i nevojshëm për të krijuar dosjen eventuale të punësimin tuaj. Ju keni të drejtë të kërkoni me shkrim fshirjen e këtij informacioni në çdo moment. Ju lutemi lexoni deklaratën që vijon:
Deklaroj se:
Informacioni i dhënë prej meje është i vërtetë dhe i saktë bazuar në dijeninë time. Unë kuptoj se çdo keqparaqitje, fshehje apo deklaratë e pavërtetë mund të përbëjë shkak për mospranimin e aplikimit tim apo për ndërprerje të marrëdhënies së punësimit. Unë kuptoj se ky proçes aplikimi online është funksionalisht i njëjtë me dhënien e firmës sime.
Me dërgimin e aplikimit tim për këtë pozicion/këto pozicione vakante, në adresën si më poshtë shënuar, deklaroj se kam lexuar e kuptuar qartë Deklaratën e Politikave të Privatësisë mbi Rekrutimin dhe se pranoj që të dhënat e mia personale në lidhje me këtë aplikim të përpunohen nga Kolegji Universitar “Bedër” në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar dhe Deklaratën e Politikave të Privatësise mbi Rekrutimin.
Personi i kontaktit nga i cili kandidatët mund të marrin një kopje të deklaratës së shkruar të politikave të privatësisë:
Zyra e Burimeve Njerëzore
Rr. Jordan Misja, Kompleksi Usluga
e-mail:
[email protected]